Diskutimet e Enver Hoxhës me Adil Çarçanin për shtimin e racave nga “Kokëmadhja” tek “Sufola” në…

Sep 22, 2018 | 13:44
SHPËRNDAJE

proceseverbali-everhoxha-dhite-ceperitNga Kastriot Dervishi

Një pjesë tjetër po kaq interesante për blegtorinë është pjesa për shtimin e deleve dhe dhive.
Nëse nuk do kishin emra, do kujtonim se ndodheshim në një mbledhje zooteknikësh të ndonjë drejtorie bujqësie apo të vetë Ministrisë së Bujqësisë. Do ishte krejt normale, pavarësisht kohës, që pikërisht këto dy të fundit të merreshin me këto gjëra. Shtrimi i këtyre çështjeve në nivel të lartë partiak, tregon sa kot ka qenë kjo punë.

Ekstrakt nga debati

Shoku Enver Hoxha: Kemi sjellë ne nga jashtë raca delesh për mish?

Shoku Adil Çarçani: Kemi sjellë tri raca shoku Enver, “Kokëmadhja” gjermane është njëra prej tyre. Delja e kësaj race është e bardhë e me peshë të madhe; tjetra quhet “Sufola”, me origjinë angleze. Qengji i kësaj deleje arrin 35-40 kile para se të dorëzohet. Këto janë kryesisht për mish. Kemi sjellë pastaj edhe një racë tjetër, por nuk më kujtohet emri. U bënë 4-5 vjet që janë sjellë këto raca dhe Themija (ministrja e Bujqësisë-shënim) më ka folur që po shkojnë mirë. Këtyre u duhen plotësuar disa kushte të veçanta, si regjimi gjysmë stallor, mbasi nuk e durojnë regjimin e plotë stallor, po edhe ushqimin e duan të mirë, veçse kanë peshë të madhe dhe për mish janë raca të mira. Ndërmarrja e rritjes së gjedhit në Korçë ka bërë një program për përhapjen e këtyre racave.

Dhi nuk kemi sjellë nga jashtë, se jemi mbështetur në kryqëzimin e dhive tona me cjeptë e Krumës, të Martaneshit dhe të Mokrës. Vjet u kalua edhe në ndërzimin artificial, që në dhitë nuk ka qenë i planifikuar. Janë të gjitha mundësitë që dhia të shtohet akoma më shumë në pyje dhe në krahina.

Shoku Enver Hoxha: Po, po, shkurre kemi plot ne.

Shoku Adil Çarçani: Kooperativa bujqësore e Pustecit, që është me drejtim blegtoral, sipas një programi që ka bërë kryesia e saj, do ta rritë numrin e dhive deri në 18 mijë. Ky program ka filluar të realizohet, sepse edhe kushtet janë, vend për kullotë ka plot. Si kjo kooperativë kemi edhe të tjerat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura