Disfata me Japoninë, trajneri i Kolumbisë e pranon: Kartoni i kuq na dëmtoi

Jun 19, 2018 | 17:31
SHPËRNDAJE

Pas humbjes me Japoninë, është trajneri Pekerman i Kolumbisë që ka komentuar këtë rezultat aspak të pritshëm për kombëtaren e tij. Ai thotë se kartoni i kuq i ndëshkoi shumë, gjë që solli edhe humbjen më pas.

pekerman

“Loja nuk ishte aspak e mirë nga ana jonë. U ndëshkuam që në fillim. Kartoni i kuq, e më pas goli na demoralizuan, por gjithsesi arritëm që të barazonim. Me fillimin e pjesës së dytë, Japonia ishte shumë më superiore se ne. Zëvendësimet më duhej t’i bëja, kur pashë që lojtarët po lodheshin shumë” – deklaroi Pekerman.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura