Disfata e rëndë në derbi me Arsenalin, Tuhel: Bëjmë gabime dramatike, jam shumë i zhgënjyer

Apr 21, 2022 | 10:26
SHPËRNDAJE

Tomas Tuhel fajëson gabimet e shumta të Çelsit të tij për humbjen me Arsenalin.

TUHEL 1

“U shënuan 6 gola dhe ne humbëm 4-2. Bëmë shumë gabime dhe e ftuam kundërshtarin të shënonte. Nuk më kujtohet ndonjë gabim në favorin tonë të këtij kalibri.

Nuk i fitojmë ne këta gola, por i dhurojmë dhe e bëjmë në ndeshje radhazi. Fakti që barazuam dy herë dhe e hodhëm sërish ndeshjen në erë është zhgënjyes.

Arsenali e ndryshoi taktikën tri herë, provuam edhe ne. Por duke bërë gabime individuale dramatike si te goli i parë, i dytë dhe i katërt, është shumë e vështirë të luash kur i ke dhënë avantazhin e 3-0 kundërshtarit.

Këtë bëmë edhe ndaj Realit të Madridit dhe Brentfordit. Lukaku? Nuk më intereson të flas për paraqitje individuale pas paraqitjeve të tilla”, deklaroi i zhgënjyer tekniku gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura