“Disa ‘trima’ janë mbyllur në shtëpi me bishtin ndër shalë” – Astrit Patozi mesazh ‘rebelëve’ të karantinës: Liritë kanë kuptim vetëm nëse njerëzit mbeten gjallë!

Mar 21, 2020 | 17:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një postim në facebook i ka adresuar një mesazh atyre që ai i ka quajtur “rebelë” të karantinës në Shqipëri, të cilët deri para pak ditësh kishin thyer rregullat e karantinës, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

patozi

Teksa ka marrë si shgembull rastin e aktores kanadeze, Evangeline Lilly, e cila kishte vendosur të mos izolohej, Patozi tyhotë se edhe në Shqipëri pati disa “trima” në fillim të situatës, por që sot janë mbyllur me bishtin ndër shalë në shtëpi.

Piokërisht këtyre rebeleve të karantinë, Patozi u adreson një mesazh: “Sot është dita më e përshtatshme për të mësuar se liritë dhe të drejtat e njeriut kanë kuptim vetëm, nëse njerëzit mbeten gjallë, o “trima”.

Postimi i Patozit:

NJË PROPOZIM PËR “REBELËT” E KARANTINËS

Një aktore e njohur kanadeze qenka rebeluar ndaj masave shtrënguese të izolimit, duke deklaruar se nuk do t’i zbatojë ato, megjithëse është nënë e dy fëmijëve. Evangeline Lilly tha se për të liria është më e shtrenjtë se jeta, kjo ishte një zgjedhje e saj, ndaj edhe nuk kishte ndërmend të bindej që të mbyllej në shtëpi e të hiqte dorë nga jeta normale.

Ka shumë njerëz në Shqipëri që mendojnë se lajme të tilla më mirë të mos përkthehen në këtë kohë, sepse mund të shërbejnë si arsye për të justifikuar thyerjen e rregullave të karantinës. Unë them se është e kundërta, duke qenë kaq ekzotike në mbarë planetin, ngjarje si kjo ndihmojnë për të parë më qartë se jemi realisht në luftë. Në sensin që përjashtimi e përforcon rregullin.

Që do të thotë se të qenit i famshëm nuk të jep automatikisht imunitet nga papërgjegjshmëria apo marrëzia dhe kjo nuk është vetëm dukuri shqiptare, por ndodh kudo në botë. Nuk është rastësi që edhe tek ne pati disa “trima” të veçuar, që pak kohë më parë bënë pak a shumë të njëjtën gjë si aktorja kanadeze. Fatmirësisht, e kuptuan shpejt dhe nuk i kam dëgjuar më të ndihen për atë që kishin premtuar dhe, me sa duket, janë mbyllur në shtëpi me bishtin ndër shalë si gjithë të tjerët.

Është fare e thjeshtë, nëse nuk e negociokan dot lirinë e tyre, megjithëse jemi në luftë, ata duhet të gjejnë një mënyrë për t’u grumbulluar të gjithë në një vend. Dhe nuk besoj se ka nevojë të shkojnë në Antarktidë për t’u bërë të parrezikshëm për të tjerët, sepse nuk do t’u duhet shumë vend. Në Shqipëri ma merr mendja se do të mjaftonte edhe një palestër për t’i strehuar të gjithë.

Sot është dita më e përshtatshme për të mësuar se liritë dhe të drejtat e njeriut kanë kuptim vetëm, nëse njerëzit mbeten gjallë, o “trima”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura