Disa të rinj me duart lart e të shtrirë në tokë, shikoni pamjet e kontrolleve të befasishme të RENEA-s, ja kush u arrestua (emri)

Feb 26, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e kontrolleve të befasishme që ka kryer RENEA dhe forca të shumta policie në disa ambiente e lokale në Milot, Kurbin e Lezhë.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Mësohet se këto targa e  arma dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Në pranga ra 30- vjeçari Can Karriqi, si poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura, i cili rezultoin  me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura