Disa qytetarë të vendeve të rajonit nuk lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut, nëse nuk kanë bërë tamponin. Kufiri për Shqipërinë…

Jul 8, 2020 | 17:30
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka kërkuar test ndaj koronavirusit jo më të vjetër se 72 orë, për të gjithë shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi që dëshirojnë të hyjnë në territorin e saj.

dogana

Nga ky rregull përjashtohet Shqipëria, pasi numri i rasteve të infeksionit në vendin tonë është më i vogël se në Maqedoninë e Veriut, apo në vendet e tjera që kërkohet tamponi.

Për këtë kërkesë të Komisionit të Sëmundjeve Infektive nuk ka akoma një vendim qeverie, por kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se “propozimin e Komisionit do ta shqyrtojmë në momentin e parë në Qeveri dhe do të sjellim vendimin e duhur”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se prapa këtij propozimi nuk fshihen qëllime politike dhe se nuk bëhet presion ndaj Greqisë për të heq izolimin për shtetasit e tyre.

“Nuk besoj se neve mund t’i bëjmë presion ndonjë vendi, aq sa ndonjë vend nuk mund të na bëj presion ne. Këto masa i kemi në bazë të informacioneve që i marrim nga këto vende ku gjendja është shumë më keq se në vendin tonë”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura