“Disa qeveri bashkëpunonin me fashizmin”, akuza e zv.kryeministrit: Sot përsërisin veten, i shpallin luftë SHBA dhe Perëndimit

Nov 17, 2019 | 11:56
SHPËRNDAJE

Numri dy i qeverise, zv,kryeministri Erion Braçe, teksa ka shprehur falenderm dhe mirenjohje per gjithe ata burra e gra qe u bene bashke ne lufte per Çlirimin e Tiranes, 75 vite me pare, ka dhene mesazhe te forta edhe per politiken.

Ai ka kujtuar se ashtu si ka pasur qeveri shqiptare qe kane bashkepunuar me fashizmin, sot ka nga ata qe interesa dhe pushtet personal jane kundër aleatëve të Shqipërisë, SHBA, Britanisë apo Francës.

brace

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet. Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit”- tha Brace.

brace1

Sipas tij, “Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend”.

Zvkryeministri theksoi me tej: Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura