“Disa po përpiqen t’i pengojnë, por ka ardhur koha që…”, ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë një ditë pas arrestimit të gjyqtares

Sep 10, 2020 | 12:52
SHPËRNDAJE

Yuri Kim

Një ditë pas arrestimit të gjyqtares Mimoza Margjeka nga SPAK, reagon ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo e quan këtë një gjë të mirë dhe thotë se ka ardhur koha që gjyqtarët të qëndrojnë të fortë përballë intimidimeve dhe bulizimeve.

“Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional.

Disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët, por ka ardhur koha t’u qëndrojnë fort këtyre personave që përpiqen t’i bulizojnë”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim nga Shkodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura