“Disa ndërtesa përbëjnë rrezik, mos u fusni”, Veliaj: Të detyruar për operacione prishjesh në Tiranë

| 15:11
SHPËRNDAJE

fb709f62-4b9b-4335-819e-21ade624f72d

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në inspektimin e magazinave të grumbullimit të ndihmave në Farkë, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’iu bindur urdhrave të strukturave të posaçme të Bashkisë së Tiranës dhe ekspertëve konstruktorë, që të mos kthehen në banesat e cilësuara si të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për jetën, pas termetit te 26 nentorit qe shkaktoi deme te shumta.

“Situata në Tiranë e kaloi fazën e parë të emergjencës, por nuk kemi kaluar pa dëme të theksuara. Gjëja e parë që kërkoj është bashkëpunim me autoritetet që i deklarojnë shtëpitë ose pallatet si të pabanueshme. Nuk kemi nevojë për heroizma, por për sjellje gjakftohtë, pa panik, dhe me bindje të plotë ndaj autoriteteve që komunikojnë shtëpitë e pabanuara, ose inxhinierët që bëjnë verifikimet e tyre. Kjo është jetike! Nuk besoj se ka njeri me mend në kokë që do pranojë të rrezikojë dhe të këmbëngulë kundër vullnetit të Policisë dhe zjarrfikësve, për t’u futur në një pallat, ku në fakt alternativa është edhe më e mirë se shtëpia që po lë pas e që mund të jetë e dëmtuar”, tha Veliaj.

pallati i demtuar tek Fresku
pallati i demtuar tek Fresku

Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës është e detyruar të kryejë edhe disa aksione për prishje të kontrolluar të disa ndërtesave, të cilat kanë shfaqur probleme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për jetën e banorëve. Ai theksoi se të gjitha këto familje Bashkia e Tiranës do t’i akomodojë në qendrat sociale dhe hotelet e kryeqytetit.

“Do të kemi disa operacione prishjesh në Tiranë: Duhet të çmontojmë një oxhak te Qyteti Studenti, i cili është pushtuar nga ndërtimet pa leje. Ka marrë disa krisje, është një situatë e rrezikshme, e kështu me radhë, do të marrim vlerësime gjatë ditës edhe për pallate të tjera që duhen evakuuar, ndërkohë qendrat sociale janë hapur 24/7; pra, për banorët e Tiranës strehimi do të bëhet ose në një qendër sociale ose në ndonjë nga hotelet ku tashmë kemi një listë pritjesh, që mund të akomodojnë njerëz në kushte shumë të mira”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri thirrje që kush ka mundësi të kontribuojë me shtretër, batanije e ushqime.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.