Disa muaj pasi u lidhën, Travis Barker i propozon për martesë Kourtney Kardashian buzë detit

Oct 18, 2021 | 15:33
SHPËRNDAJE

Kourtney Kardashian është fejuar me të dashurin e saj Travis Barker. Ylli i klanit Kardashian konfirmoi lajmet në një postim në Instagram.

kourtney kardashian travis baker (2)

Ajo publikoi disa foto nga momenti kur bateristi i Blink-182 i propozoi për martesë buzë detit. Çiftit shihen të rrethuar nga mijëra trëndafila të kuq që janë vendosur në formën e një zemre në rërë.

“Përgjithmonë”, shkroi ajo krahas imazheve, ndërsa partneri i komentoi po ashtu: “Përgjithmonë”.

kourtney kardashian travis baker (1)

Baker i propozoi për martesës Kourtney Kardashian në një plazh në Montecito.

Në një foto të publikuar në Instagram nga vajza e Baker, Alabama, të cilën e ka me ish-gruan Shanna Moakler, shihet unaza e diamantit që bateristi i propozi për martesë Kourtney.

“Jam e lumtur për ju. Ju dua të dyve”, shkroi ajo krahas imazhit.

kourtney kardashian

Kourtney është nënë e tre fëmijëve, djalit Mason, 11 vjeç, vajzës Penelope, 9 vjeç dhe djalit Reign, 6 vjeç, me ish-bashkëshortin, Scott Disick.

Ndërsa ylli i Blink-182, ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme Alabama dhe Landon, 17 vjeç.

Muzikanti dhe Kourtney Kardashian bënë publike lidhjen e tyre në janar pas shumë vitesh miqësi.

/Panoramaplus.al

kourtney kardashian travis baker (3) kourtney kardashian1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura