Disa javë pas vizitës së Nancy Pelosi, SHBA dhe Tajvani njoftojnë bisedimet zyrtare tregtare

Aug 18, 2022 | 7:13
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të fillojnë negociatat formale tregtare me Tajvanin, disa javë pas një vizite të diskutueshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

pelosi

Raundi i parë i bisedimeve pritet të fillojë në “fillim të vjeshtës”, tha Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA, raporton BBC.

Diskutimi i tyre do të përfshijë bisedime mbi lehtësimin e tregtisë, tregtinë dixhitale dhe standardet kundër korrupsionit.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës kanë qenë gjithnjë e më të tensionuara pas vizitës së zonjës Pelosi.

Iniciativa SHBA-Tajvan për Tregtinë e Shekullit 21 u zbulua për herë të parë në qershor, me të dyja palët duke thënë se kishin “arritur konsensus mbi mandatin e negociatave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura