“Diplomatët e huaj janë përgjuar në Shkup”

Feb 27, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori Italian në Shkup, Ernesto Massimo Beleli ka deklaruar se edhe diplomatët e huaj kanë qenë cak i përgjimeve në Maqedoni.

Ambasadori Italian në Shkup, Ernesto Massimo Beleli

Ai këtë e ka deklaruar në një intervistë për Evropën e Lirë. “Bëhet fjalë për disa ambasadorë të akredituar në vend dhe se një pjesë e tyre tashmë kanë përmbyllur misionin e tyre. Kemi biseduar me disa diplomatë të BE-së për këtë dhe se jemi të shqetësuar, edhe pse deri tani nuk janë publikuar dëshmi për këtë”, deklaroi ambasadori Italian, duke shtuar se këtë e ka mësuar nga opozita maqedonase. 

Sipas tij, Konventa e Vienës nënvizon qartë se diplomatët nuk guxojnë të përgjohen dhe se kjo nuk mund të bëhet edhe me urdhër të gjykatës.

Sipas tij, nëse vërtetohet se janë përgjuar diplomatët, atëherë sipas tij, kjo përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura