“Dinamo është përforcuar, De Silva me shumë mundësi do të luajë titullar”, Shehi: Ndaj Vllaznisë nuk ishim vetvetja

Jan 23, 2022 | 11:03
SHPËRNDAJE

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit nesër ndaj Dinamos, e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, në orën 19:45, e vlefshme për sfidën e fundit të javës së 17-të, përpara mediave është shfaqur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë takim për bardheblutë:

SHEHI

Dinamo – “Kemi përballë një kundërshtar me lojtarë cilësorë. Ata janë përforcuar, kanë cilësi dhe eksperiencë.
Është një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal. Dinamo është formuar për objektiva madhorë,
është përforcuar me lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, çka e bën skuadër më të fortë.”

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Vinim pas pauzës dhe skuadra nuk vinte në formën më të mirë. Pas çdo ndeshje analizohen gjërat tekniko-taktike në fushë. Kjo ndeshje na vë përpara faktit se duhet të përforcohemi dhe ndryshojmë në fushë. Ndoshta na duhet të ndryshojmë modul. Ndaj Vllaznisë nuk ishim vetvetja, nuk është se dështoi vetëm sulmi. Duhet të ndryshojmë diçka në manovër. Kemi bërë gabime që nuk duam t’i bëjmë në stërvitje dhe jo më në ndeshje. Situatat janë ato që të çojnë në ndeshje të mira.”

De Silva – “Kemi besim se kemi bërë goditje të mirë në merkato. Do të shohim nesër, Federimi mbaroi dhe nesër mund të jetë nga minuta e parë.”

Kartonat – “Ka dy anë. Nuk duhet të jemi të kujdesshëm në grintë, mos frenohemi në dyluftim se kemi kartona. Të mendojmë për ndeshjen e nesërme jo për të ardhmen.”

Kampionati – “Kampionati na rezervon përballje dhe rezultate të çuditshme. Është një kampionat ku mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të lësh pikë me çdo ekip. Vllaznia është e kaluara.”

Grupi – “Duam ta përmirësojmë performancën, por rezultatet nuk kanë qenë negative. Kemi marrë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit. Fitore me kampionët në fuqi dhe Partizanin, teksa morëm pikë me Vllazninë. Kemi kontigjentin e plotë dhe zgjedhjet janë më të përshtatshme për ne si staf”, përfundoi Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura