Dinamo e Kievit vjen me të rinjtë, por trajneri ka besim: Futemi për fitore

Nov 22, 2017 | 22:39
SHPËRNDAJE

Dinamo e Kievit do të luajë ditën e enjte, sfidën e javës së 5-të në Europa Ligë, ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”. Në intervistën para ndeshjes, trajneri i ukrainasve, Oleksandër Katskeviç, u shpreh se një pjesë e lojtarëve që ka thirrur, janë të rinj. Edhe pse me shumë mungesa në formacionin titullar, gjithsesi ai thekson se skuadra e tij do futet në fushë vetëm për fitore.

aleksander katskevic

“Kemi marrë në Shqipëri lojtarë të rinj, por ky nuk është problem, sepse ata kanë luajtur më parë në Europa Ligë. Jemi përgatitur që të marrim një rezultat pozitiv. Skënderbeu nuk ndryshon shumë gjëra në lojë dhe formacion, dhe do të ketë ngjasime me takimin e parë” – deklaroi trajneri Katskeviç.

Sipas tij, ekipi i Dinamos do kërkojë ta fitojë ndeshjen edhe për presidentin, i cili do të ketë ditëlindjen.

“Jemi Dinamo e Kievit dhe kemi për detyrë të fitojmë çdo ndeshje. Për më tepër, përkon edhe me ditëlindjen e presidentit, dhe ndeshjen ndaj Skënderbeut duhet ta fitojmë edhe për të” – mbylli trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura