Dinamo bën hapa të mëdhenj në aspektin administrativ, tashmë edhe me hotel

Mar 18, 2023 | 22:44
SHPËRNDAJE

Dinamos nuk po i ecën mirë me rezultate, por në aspektin administrativ dhe infrastrukturor ka bërë hapa të mëdhenj. Ekipi prej pak ditësh është zhvendosur në hotelin e klubit, në kompleksin e Arbanës, që tashmë është edhe shtëpia e re e bluve.

dinamo

Gjatë viteve të fundit lojtarët kanë qenë të akomoduar në hotele të ndryshme në periferi të kryeqytetit, që do të thotë shpenzime të mëdha për klubin. Tashmë janë sistemuar në hotelin e klubit, që së shpejti pritet të ketë gati edhe fushat stërvitore në kompleksin e vet. Ky është edhe një nga investimet më të mëdha të presidentit Adrian Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura