“Dinamikë dhe gjallëri”/ Ambasadori i OSBE pyetet për klimën politike dhe 25 prillin: Pritet raporti përfundimtar, vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet…

May 28, 2021 | 12:41
SHPËRNDAJE

OSBE-ODIHR shumë shpejt do të prezantojë edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit. Nga Shkodra, ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco  tha se vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët e ODIHR.

Vincenzo Del Monaco

“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.  Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt ti prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, u shpreh ambasadori.

I pyetur në lidhje me klimën politike në Shqipëri ai tha:  “Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura