DINAMIKA/ Si ndodhi masakra në Elbasan dhe cilët janë viktimat

Feb 4, 2016 | 8:10
SHPËRNDAJE

Ngjarja e rëndë që ka tronditur të gjithë vendin ndodhi të mërkurën në orën 20:30 në zonën e Krastës në Elbasan.

Agron dhe Arnold Çapja, vëllezërit e Sokol Çapjes
Agron dhe Arnold Çapja, babë e bir të afërm të Sokol Çapjes

Një automjet ngjyrë gri i është afruar një lokali në këtë zonë dhe prej automjetit është qëlluar me armë zjarri drejt lokalit.

Sipas Policisë, në automjet gjendeshin katër persona, dy prej të cilëve janë identifikuar, por emrat nuk u bënë të ditur nga Policia.

Në lokalin ku u qëllua me automatik tip kallashnikov gjendeshin 10 persona, tre prej të cilëve kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerët mbetën të plagosur rëndë.

elbasannnnnGjashtë prej të plagosurve u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Nga njoftimet e Policisë, mësohet se viktimat janë Agron Çapja, kushëri i biznesmenit Sokol Çapja, të ekzekutuar në vitin 2005 për çështje hasmërie.

Sokol Çapja, i vrarë në 2005-n
Sokol Çapja, i vrarë në 2005-n

Gjithashtu, i vdekur Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli, miq të viktimës Çapja. Ndërsa të plagosur kanë mbetur: Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka Florenc Çapja (nip me Sokol Çapjen) Arnold Çapja (i biri i Agron Çapjes)

elbasanMenjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje shkuan tre autoambulanca dhe forca të shumta të policisë, repartit RENEA dhe FNSH-ve.

Në të gjithë qytetin u ngritën postblloqe për kapjen e autorëve. Ngjarja dyshohet, sipas policisë, se ka lidhje me hasmërinë mes familjeve Çapja dhe Mema.

Viktimat po qëndronin në lokalin e sulmuar, që e kishin marrë me qira, teksa po rikonstruktonin lokalin “Univers” që ka qenë nën pronësi të biznesmenit të ekzekutuar, Sokol Çapja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura