Dimtirov: Vendimi i BE-së për vendin tonë është randevu e jona me historinë

Oct 7, 2019 | 16:05
SHPËRNDAJE

Porosia të cilën javën e ardhshme BE-ja do ta dërgojë deri te Maqedonia e Veriut është porosi edhe për rajonin. Nëse e gjithë ajo të cilën e bëri vendi nga zgjidhja e çështjeve me fqinjët, reformat dhe ndryshimin e plotfuqishëm pozitiv në shoqëri, nuk njihet dhe shpërblehet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Unionin, Evropa do të dërgojë porosi se nuk është partner serioz, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Duke folur në panel debatin “Marrëveshja e Prespës -mësimet e dala gjatë negociatave diplomatike dhe perspektiva ndërkombëtare” që u mbajt në MPJ, ai përkujtoi se vendi 14 vite është kandidat për anëtarësim në BE dhe ka dhjetë rekomandime pozitive se është i gatshëm për fillimin e negociatave dhe për hyrje në fazën e ardhshme.dimitrov-1-804x380-600x360

“Vendimi i Këshillit të Ministrave më 15 tetor, ndërsa i Këshillit të Evropës më 17-18 tetor është randevuja jonë me historinë. Do të jetë shumë vështirë të ju themi qytetarëve – “ne nuk patëm sukses këtë herë, do të kemi në herën e 11-të”, theksoi Dimitrovi.

Treguam, tha ai, guxim dhe frymë evropiane në zgjidhjen e çështjeve vendore, punojmë në agjendën evropiane, bëmë hapa të mëdhenj përpara në vitet e kaluara në sferën e lirisë së medieve, pavarësisë në gjyqësor, administratë publike…

“Kjo është shoqëri shumë më e ndryshme nga ajo të cilën e trashëguam në qershor të vitit 2017 dhe nëse ky trend nuk shpërblehet dhe inkurajohet nga BE-ja, nëse nuk pranohet dhe njihet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave, kjo do të dërgojë porosi se Evropa nuk është serioze kur sjell përfundime”, tha ministri Dimitrov.

Sipas tij, investimi është shumë më i madh edhe për rajonin edhe për BE-në, sinjali për ne është edhe sinjal për gjithë rajonin. Vendim pozitiv, tha ai, mund të jetë bin-vin për ne, për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës është një nga treguesit për ndryshimet pozitive në shoqërinë, dëshira që të vazhdohet në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe të mundësohet e ardhme më e sigurt për qytetarët.

“Punët dhe çështjet e hapura duhet të zgjidhen. Për mua si ministër më lehtë ishte që të mos e prek çështjen e emrit. Rëndë ndërtohet kapital politik ose fitohet popullaritet kur zgjedh një çështje të rëndë, e cila  vazhdon një kohë të gjatë, bëhet gjithnjë e më rëndë që të zgjidhet, ndërsa shumë bënë edhe karrierë në këtë çështje”, tha Dimitrov.

Për mua, shtoi ai, patriotizëm, është se ku dëshirojmë të shohim vendin tonë për dhjetë vite prej tani dhe se çka duhet të bëhet që të zhbllokohet progresi. Kjo, dhe krijimi i shoqërisë më të mirë me mundësi më të mëdha për të gjithë, përfshirë edhe të rinjtë, sipas tij, ishte udhëheqëse në negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Në debatin i cili po mbahet në kuadër të Shkollës Rajonale të Diplomacisë 2019: “Ndërtimi i urave përmes  zgjidhjes së konflikteve në shtetet baltike”,e që e organizon MPJ dhe Fondacioni “Fridrih Ebert” – Shkup foli edhe euroambasadori Samuel Zhbogar. Ai pajtohet se me atë që e ka bërë me zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, por edhe me ndryshimet në shoqëri dhe reformat, vendi meriton që t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Sipas tij, gjithnjë mund të bëhet më shumë, por trendi pozitiv në vend duhet të njihet.

“Marrëveshja e Prespës tregon se të gjitha çështjet mund të zgjidhen nëse ka vullnet të sinqertë nga të dyja palët, pasi për atë nevojitet kompromis dhe vullnet që të dëgjohet edhe pala e dytë”, tha Zhbogar.

Ai thotë se është mirë që lajme të tilla të mira arrijnë nga Ballkani, edhe pse siç tha, ende ka çështje të cilat duhet të zgjidhen. “Edhe pse nuk është mendimi im, megjithatë dëshiroj ta them. Rruga për Kosovën dhe Serbinë ecën përgjatë Shkupit, duke menduar se suksesi i dialogut të tyre megjithatë varet edhe nga ajo se si do të jetë përgjigja e BE-së javën e ardhshme drejtë këtij vendi”, tha Zhbogar.

Se vendimtar për zgjidhjen e problemit ishte vullneti i sinqertë, vlerësoi  edhe profesoresha Marilena Kopa nga Universiteti në Athinë dhe ish anëtare e Parlamentit Evropian. Deri te zgjidhja, potencoi ajo, ishte e mundshme që të vihet kur në pushtet në të dyja vendet kishte qeveri të cilat dëshironin që këtë ta bëjnë në mënyrë të vërtetë.

“Më parë nuk kishte negociata të vërteta. Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk dëshironte zgjidhje, nuk ishte i interesuar për perspektivën evropiane të vendit dhe i sabotonte përpjekjet për zgjidhje”, tha ajo.

E rëndësishme për progresin në zgjidhjen, tha Kopa, krahas vullnetit të mirë të të dyja vendeve, ishte edhe ndryshimi i gjeopolitikës dhe kthimi i Ballkanit në fokusin e vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare.

“Në vitin 2017 Rusia, Kina dhe Turqia, por edhe shtetet të tjera shin shumë të pranishme në rajon ose përmes minimit të strategjisë perëndimore, si Rusia, ose investime të mëdha ekonomike si iniciativa kineze “Një rrip, një rrugë”. Këto aktorë dëshironin ta përmbushnin vrimën e lënë për shkak të inercisë së BE-së”, theksoi Kopa.

Ajo vlerëson se kjo marrëveshje është e qëndrueshme dhe se të dyja vendet duhet t’i përmbahen asaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura