Dimitrov: Referendumi do të jetë i suksesshëm, kemi pjekuri kur jemi të drejtuar para udhëkryqeve historike

Sep 28, 2018 | 14:23
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov sonte u shpreh i bindur se referendumi për ndryshimin e emrit si kusht për vazhdimin e rrugës euroatlantike të vendit do të jetë i suksesshëm.

“Mendoj se referendumi do të jetë i suksesshëm në çdo kuptim. Mendoj se kemi çdoherë pjekuri kur jemi të drejtuar para udhëkryqeve të mëdha historike. Në vend që të eksportojmë rini, të eksportojmë prodhime dhe mençuri”, tha Dimitrov në emisionin Analiza të Televizionit 24.

Në pyetjen se nëse do të ketë përmbushje ligjore të censusit, Dimitrov tha se është i bindur se do të kemi sukses me shifra të mëdha dhe me një impuls të madh politik të ecim përpara.
dimitrov-927_1538083574-3450925

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura