Dimitrov: Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë ligjin, kur kthehet për herë të dytë në Kuvend

Jun 20, 2018 | 23:47
SHPËRNDAJE

Në Kushtetutë ka zbazëtirë, presidenti ka të drejtë të vetos suspenzive, mund të fitojë në kohë apo të stopojë ndonjë ligj të hyjë në fuqi, por pasi që ligji për herë të dytë do të hyjë në procedurë kuvendore, ai është i obliguar ta nënshkruajë, ndërsa ne tani kemi president, i cili nuk e respekton këtë obligim.

Këtë e porositi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për Top tema, duke u përgjigjur në pyetjen nëse marrëveshja mund të vlejë edhe pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov.

134322994

Dimitrov theksoi se në disa kushtetuta ka afat deri në të cilin, një ligj i caktuar, nëse nuk nënshkruhet, konsiderohet se është i nënshkruar.

Minsitri theksoi se për marrëveshjen megjithatë në fund do të deklarohen qytetarët në referendum dhe se nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin, ndërsa qytetarët i japin mbështetje marrëveshjes, ai do të gjendet në pozitë mjaft të palakmueshme.

“Nëse epilogu nga referendumi do të jetë i suksesshëm, në kushte të vullnetit të shprehur të drejtpërdrejtë të qytetarëve, për presidentin do të ishte mjaft vështirë të mos e nënshkruajë ligjin për ratifikim, ai atëherë do të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve. Ndoshta këtu është shpresa se ligji do të nënshkruhet. Dinamika politike është e tillë, nëse në kushte të tilla nuk e nënshkruan, ai do të shkelë tre gjëra, vullnetin e qytetarëve, anëtarësimin në NATO dhe  të ardhmen evropiane, kjo është një përgjegjësi tejet e madhe”, shtoi ai.

Informon se me notë tashmë është informuar pala greke se marrëveshja është ratifikuar në Kuvend dhe se tani pritet Athina të dërgojë letër deri te Këshilli Evropian dhe deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s se më nuk ka vërejtje Maqedonia të ecë para dhe të hapen dyert për anëtarësimin e saj.

Përkujtoi se sot në Këshillin Veriatlantik ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s na inkurajuan se në Samitin më 11 dhe 12 korrik në Bruksel do të marrim ftesë.

Dimitrov theksoi se në përgatitje janë edhe konkluzionet nga samiti i BE-së, fillimisht në Këshillim për punë të përgjithshme në Luksemburg në nivel të ministrave, ndërsa pastaj në nivel të liderëve të vendeve anëtare dhe shtoi se ka edhe disa ditë deri në harmonizimin e konkluzioneve nga samiti, i cili do të mbahet nga fundi i muajit.

“Është shumë me rëndësi të sillet vendim politik për fillimin e negociatave pas rekomandimit të nëntë dhe pas 13-të vjetëve status kandidat, aq kohë të gjatë ishim në dhomën e pritjes për shkak çështjes së emrin. Jemi në rrugë të mirë ta zgjidhim, edhe pse ka ende hapa dhe shumë është me rëndësi të gjitha vendet anëtare ta njohin këtë mundësi historike”, tha shefi i diplomacisë.

Lidhur me non-pejperot në të cilin Belgjika, Franca, Danimarka dhe Holanda e kundërshtojnë zgjerimin e mëtejm të BE-së, Dimitrov theksoi se nuk dëshiron të mendojë skenarë negativ, se duhet të qëndrojmë pozitiv dhe se beson që bashkësia ndërkombëtare do t’i njohë dhe vlerësojë përpjekjet që Maqedonia në të gjitha fushat i ka ndërmarrë në vitin e kaluar./zhurnal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura