Dilnin gjatë natës dhe kryenin…policia detaje për dy të arrestuarit: Ishin me masë sigurie ‘arrest në shtëpi’

Aug 8, 2020 | 9:56
SHPËRNDAJE

policia durres

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2 të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marë 30.000 lekë.

Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura