Dilara te ”Fate të kryqëzuara”, e lidhur me një shqiptar

Feb 27, 2016 | 15:29
SHPËRNDAJE

Ebru Özkan, apo e njohur te publiku shqiptar si Dilara te seriali turk ”Fate të kryqëzuara”, është e lidhur me një shqiptar nga Shkupi. Dashuria e tyre ka pak kohë që ka nisur për shkak se edhe i përzgjedhuri i saj është me profesion aktor.

Ertan Shabani, djaloshi nga Shkupi, që i ka vjedhur zemrën aktores turke, ka pak kohë që punon dhe jeton mes dy qyteteve, Shkupit dhe Stambollit. Dy vitet e fundit ai ka qëndruar intensivisht në Stamboll, duke u shpërngulur për shkak të një tragjedie që i ka ndodhur atij, ku ka humbur bashkëshorten.

Dhe sipas burimeve të ”Panorama plus”, ai e ka vuajtur shumë këtë tragjedi. Ertani dhe Ebru janë bashkë prej pak kohësh, ndërkohë që këtë herë zbulojmë fotot e tyre çift, ekskluzivisht në suplementin tonë.

12767290_10153579370679234_1235040948_n

Nga këto imazhe shihet se 37-vjeçarja e lindur në Ankara, duket mjaft e lumtur në krahët e shqiptarit të Shkupit. Por edhe Ebru Özkan (Dilara) nuk ka qenë gjithmonë me fat në jetën e saj. Ja si është shprehur ajo për jetën e saj: ”Kam lindur në Ankara, kam një histori të trishtuar, më braktisën në moshë të re, duke jetuar në një fshat të vogël jashtë Akarasë. Kam kaluar një fëmijëri të vetmuar e për këtë gjë i dua shumë njerëzit, nuk kam pasur asgjë për të ngrënë, jam ushqyer me pemë të egra, nuk mund ta harroj atë periudhë asnjëherë në jetë”, thekson Ebru.

12746059_10153579356779234_1134273046_n

E pyetur se si shkon jeta e saj në këto momente, ajo thotë: “Bukur, jam e lumtur të paktën. Kam shpresa të mëdha, por jo ambicie, kështu që nuk zhgënjehem. Dashuria më bën ajo që jam, ndikon në kiminë time dhe në periudha të ndryshme shkakton çrregullime kimike. Mendoj se dashuria është hallka kryesore e jetës.”

E pyetur nëse ka kërkesa në filma, sepse nuk ka shumë role, ajo është përgjigjur: “Jooo, për shkak se rrallë shfaqem në projekte, vdesin të më kenë, ndoshta nuk kam shumë bukuri, por kam stil, shije e klas.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura