“Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën”, Bardhi thirrje Ramës: Detyra e kryeministrit nuk është përhapja e panikut, por …

Mar 21, 2020 | 19:52
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas videos së shpërndarë nga Rama, duke thënë se detyra e Kryeministrit nuk është përhapja e panikut dhe nxitja e dhunës ndaj qytetarëve.

gaz bardhi

Bardhi thotë se detyra e Kryeministrit tani është të transmetojë siguri për qytetarët, duke u garantuar pagat dhe ushqimin, si dhe duke marrë masa serioze, jo kaotike, jo të pamenduara, që garantojnë mospërhapjen e virusit.

Sekretari i PD i ka bërë thirrje kryemionistr që të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën e tij, duke i ofruar qytetarëve mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik.

Reagimi i Bardhit:

Përhapja e panikut dhe nxitja e dhunës ndaj qytetarëve nuk shërbëjnë në këto momente të vështira për shqiptarët. Masat kufizuese për qëndrimin e qytetarëve në shtëpi duhet të jenë të forta dhe ato duhen respektuar nga çdo qytetar, sipas ligjit.

Por, detyra e kryeministrit nuk është as të përhapë panik, as të mallkojë qytetarët, as t’i mashtrojë ata dhe aq më pak, të ushtrojë dhunë ndaj tyre si homologu algjerian! Detyra e Kryeministrit tani është të transmetojë siguri për qytetarët, duke u garantuar pagat dhe ushqimin, si dhe duke marrë masa serioze, jo kaotike, jo të pamenduara, që garantojnë mospërhapjen e virusit.

Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën e Kryeministrit! Pas faljes gjysmake, Edi Rama, në vend që të sulmojnë opozitën, duhet të heqë dorë menjëherë nga mesazhet që përhapin panik të panevojshëm. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik, gjuhë të shfrenuar dhe  fjalë boshë.

#mospërhappanik

#kryeministëriskaduar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura