“Dil jashtë. Do të varros në vend”- Pas dhunës “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare, policia ndalon nënën nga Saranda

Jan 21, 2020 | 18:41
SHPËRNDAJE

Pas shoqërimit në komisariat, policia e Sarandës ka ndaluar 41 vjeçare me iniciale E.M., e cila dhunonte barbarisht vajzën 13 vjeçare për shkak se nuk kishte larë enët. Video u transmetua mbrëmjen e shkuar në emisionin “Fiks Fare”.

Still0120_00015-1

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunën e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, Policia ka bërë ndalimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Dil jashtë, dil jashtë se të q… n… Do të varros në vend”- Nëna dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13-vjeçare për shkak…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura