Dikur te Mançester Siti, skuadra e kampionatit anglez ofron 12 milionë euro për futbollistin e Kosovës

Jan 19, 2020 | 20:26
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kosovës dhe Suonsit në Angli Bersant Celina mund të transferohet në kampionatin anglez te skuadra e Brajtonit.

0_JS202364248
Mediat britanike shkruajnë se 23-vjeçari dëshiron që t’i jepet sa më shpejt mundësia për të luajtur në Premier Ligë. Tekniku i Brajtonit Graham Poter i ka ofruar skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez Suonsit rreth 12 milionë € për të patur mundësinë të sjellë në elitën e futbollit anglez mesfushorin e Kosovës.

Poter e vlerëson shumë Celinën ndaj blerja e tij do të ndihmonte shumë në organizimin e skuadrës.

0_Brighton-and-Hove-Albion-v-Aston-Villa-Premier-League-AMEX-Stadium

Celina ishte pjesë e Mançester Sitit, por nuk mundi asnjëherë të luante në kampionatin anglez për shkak të konkurencës së madhe. Siti vendosi ta huazonte te Suonsi dhe më pas pranoi ta shiste.

Ai është aktivizuar thuajse rregullisht në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship) ku në 26 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Te Kosova, ai është njëri prej lojtarëve kyç të “Dardanëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura