Dikur i bëri “diss” në këngë, Noizy flet për hatërmbetjet me Elvana Gjatën. Si janë sot raportet mes tyre?

Aug 4, 2022 | 21:50
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ “Na jena mbreter, kryesorët e kësaj natës/ F*ck Babarecords cuz i’m sick prej asaj Gjatës”-këndonte Noizy në 2008 referuar Elvana Gjatës, duke nënkuptuar se është i lodhur prej saj. Asokohe Elvana kishte raporte shumë të mira madje edhe bashkëpunime me ‘Babastars’, grupi rivalë i Noizyt.

noizyelvanagjataa

Mirëpo, sot ai shprehet se nuk e mbyll karrierën pa bërë një këngë me Elvanën, që e konsideron si ‘diva’. Në një intervistë për ‘Pushime on Top’ Noizy u shpreh se e ka diskutuar këngën ‘Na jena mbretër’ dhe do donte shumë mos ta kishte përmendur. Por, gjithsesi shtoi se kjo këngë është tanimë një hit.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, është shprehur Noizy duke lënë të nënkuptojmë që hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

Lidhur me bashkëpunimin mes tyre, Noizy tha: “Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën.”

Megjithatë, Elvana nuk do jetë në koncertin e tij të 14 gushtit, pasi më herët Noizy ka thënë se ajo ka patur angazhime të tjera që nuk mund t’i anulonte.

© Panorama.al

Te lidhura