Dikur e refuzonin femrat, tani jeton me dy të dashura biseksuale

Apr 14, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE

Njihuni me Adam Lyons, djali nga Los Anxhelos që jeton me dy të dashura.

34-vjeçari ka treguar historinë e tij për ‘Daily Mail’, ku ka prezantuar, Brooke Shedd dhe Jane Shalakhova, dy të dashurat me të cilat jeton mrekullisht në një shtëpi.

Treshja që ndan një shtrat të madh ka rrëfyer se kanë një jetë të lumtur së bashku dhe më së shumti tani që Brooke ka sjellë në jetë djalin Dante.

“Kur isha në shkollë të mesme jam votuar si djali më pak i pëlqyeshëm nga femrat, por tani kam dy të dashura të bukura që i dua shumë. Pasi kam kaluar një adoleshencë me refuzime, më vonë kam studier psikologji se si mund të kapja femrat që dëshiroja”-ka thënë Adam.

Adam rrëfen se para disa vitesh është martuar me një vajzë që quhej Alexandra por shumë shpejt filluan të kishin një martesë të hapur ku dy partnerët shkonin edhe me persona të tjerë.

“Në atë kohë gruaja ime me prezantoi Brooke, e cila ishte biseksuale. Por brenda pak kohësh ajo më tërhoqi shumë dhe unë u ndava me Alexandrën dhe femrat e tjera për të qëndruar me Brooke dhe djalin e saj Oliver”-ka treguar 35-vjeçari.

Por çifti i ri nuk hoqi dorë nga marrëdhëniet me femrat e tjera, pasi ata frekuentonin dhe bënin seks me persona të tjerë.

“Nuk e kam ndaluar Adam të bëjë seks me femra tjera sepse ne bëjmë një jetë pa limite dhe jemi të lumtur”-ka thënë Brooke.

Pas disa kohësh Adam dhe Brooke janë njohur me Jane e cila ishte biseksuale. Ata kanë ndjerë një tërheqje të madhe për njëri-tjetrin dhe kanë vendosur të bashkëjetojnë.

‘Ndihemi mirë dhe bëjmë shumë qejf si në shtrat por edhe në jetë. Brooke dhe Adam kanë një djalë dhe unë kujdesem shumë për të”-ka thënë partnerja e re Jane.

Ata kanë treguar se familja e tyre është e shëndoshë dhe kanë dëshirë të shtojnë fëmijët e tyre duke i rritur me dashuri.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura