Dikur e quanin të shëmtuar dhe e injoronin, por sot meshkujt “çmenden” pas 24-vjeçares (FOTO)

Nov 16, 2018 | 15:36
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçare që në periudhën e adoleshencës tallej vazhdimisht nga shoqëria, nuk njihet më pas operacioneve plastike që i kanë kushtuar 38 mijë dollarë.

Ajo është  Celine Centino nga Zyrihu i Zvicrës. 24-vjeçarja u është nënshtruar një numri të madh operacionesh plastike duke përfshirë jo më pak se tre zmadhime të gjoksit.

6265974-6397061-image-m-8_1542360289716

Ylli i “Instagram”-it ka rrëfyer se e kanë tallur për pamjen e saj gjatë gjithë viteve të adoleshencës dhe të gjithë e cilësonin si të shëmtuar. Celine thotë gjithashtu që talljet ishin bërë aq të dhimbshme saqë ndonjë herë shtirej si e sëmurë që të mos shkonte në shkollë.

“Daily Mail” shkruan se pasiguria e saj e bëri që të kursente para të cilat i siguronte nga puna si stiliste flokësh. Në këtë mënyrë ajo mund të paguante operacionet e njëpasnjëshme plastike që i ka nisur që në vitin 2013.

6265942-6397061-image-a-21_1542360470871

Gjatë një periudhe prej 4-vitesh, 24-vjeçarja ka bërë tre operacione për zmadhimin e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe aplikoi mbushës në fytyrë, buzë dhe mjekër të gjitha këto për një shumë prej 38.000 dollarësh (50.000 franga zvicerane).

Pas gjithë atyre ndërhyrjeve, Celine është shprehur se pamja e re e ka ndihmuar atë që të ndihet e lumtur “nën lëkurën e saj”. ajo tashmë ka plot 43 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku e mbushin me komplimente pozitive rreth pamjes së saj.

6265946-6397061-image-m-28_1542360557541

“Kam qenë gjithmonë një person i lumtur, por nuk ndihesha mirë nën lëkurën time. Shumë njerëz më konsideronin si të “shëmtuar” dhe u ktheva në njeri të trishtuar. Dëshiroja që të isha sërish e lumtur, prandaj ndryshova pamjen time dhe gjithçka nuk pëlqeja nga vetja ime. Jetojmë në një kohë që mund të ndryshojmë gjërat nëse na pëlqejnë, kështu e kapa shansin”, ka thënë 24-vjeçarja.

“Më përpara, fëmijët e krahasonin fytyrën time me mbeturinat, stili im ishte i shëmtuar dhe dukesha si djalë. Më ofendonin, më injoronin dhe nuk më lejonin të tregoja se sa njeri i mirë isha, por vetëm shihnin “Celine-n e shëmtuar””, ka shtuar ajo.

6265954-6397061-image-m-10_1542360300809

“Kam kursyer shumë para sa isha adoleshente. Nuk dola kurrë në klube nate derisa mbusha 18. Kam punuar shumë dhe i kam shpenzuar të gjitha paratë në operacionet e mia. Tani ndihem kaq mirë për veten dhe më në fund jam e lumtur që mund të jetoj jetën që kam dashur gjithmonë. Nëse dikush thotë ndonjë gjë të keqe për mua, nuk më intereson. Askush nuk mund të më lëndojë më. Marr re reagime të ndryshme; disa njerëz thonë se dukem mirë dhe të tjerët thonë se jam e gjitha plastike. Por reagimet janë më pozitive se negative dhe meshkujt çmenden pas meje”, ka përfunduar 24-vjeçarja.

6265968-6397061-image-a-18_1542360444028 6265964-6397061-image-a-12_1542360318797 6265972-6397061-image-a-17_1542360372764 6265970-6397061-image-a-11_1542360311871 6265944-6397061-image-a-20_1542360461816 6265958-6397061-image-a-14_1542360337827 6265940-6397061-image-a-25_1542360529117

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura