Diktatura në Shqipëri, Nishani: Shtazarake, as neve vetë sot nuk na besohet sa e llahtarshme ishte

Apr 2, 2015 | 17:23
SHPËRNDAJE

Tiranë- Është përkujtuar sot demonstrata antikomoniste e 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar pjesëmarrësit e kësaj proteste. Në një fjalim, Presidenti Nishani e ka quajtur sistemin e diktaturës në Shqipëri “shtazarake” dhe të llahtarshme.

Presidenti Bujar Nishani

“Diktatura tek ne nuk u step as përpara gjakut as përpara krimeve sado të llahtarshme dhe makabre që ato ishin…ishte shtazarake…nuk njiihte asnjë llogjik, asnjë arsyetim, ishte totalisht e zezë, mizore, antinjerëzore saqë sot as neve vetë nuk na besohet sa e llahtarshme ishte. Ishte tamam si një bishë që kur hapi fundin u xhindos edhe më tepër, në ikje e sipër kjo bishë e plagosur kafshoi në mënyrë të rrënqethshme…kështu ishin edhe vrasjet  2 prillit, që i morën jetën 4 djemve të Shkodrës…me këto vrasje, vrasësit e nomenklaturës…vërtetuan që s’do iknin pa gjak ishte i vetmi premtim që e mabjtën deri në fund.

Sipas Nishanit, “Diktaturën e rrëzoi rinia, intelektualët,,revolta e një populli të shtypur, varfëruar dhe shkelur gjer në tejdhimbje…”.

Duke shprehur nderim për kontributin e personave të vrarë në këtë sistem.

“sot në këtë ditë ne kujtojmë me respekt sakrificat, gjakun e derdhur dhe jetët e humbura. Respekt dhe mirënjohje ndaj kontributeve në ngjarjet që kanë lënë shenjë në historinë tonë….është në nderin tonë jo vetëm t’i kujtojmë por edhe t’i vlerësojmë këto saktrifica. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura