Digjet automjeti i policit në Veri të Mitrovicës

Feb 6, 2016 | 19:55
SHPËRNDAJE

Sot në orët e paraditës në pjesën veriore të Mitrovicës është djegur vetura private e një zyrtari serb të policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

mitroHoti tha se policia i ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe dyshon se zjarrvënia është bërë me qellim.

“Është konstatuar se ai automjet është pronë e një pjesëtari të policisë së Kosovë, që praktikisht është zyrtar hetues në sektorin anti- drogë në regjionin e Mitrovicës veriore. Policia dyshon se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme”, tha Besim Hoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura