Digjen tre automjete në parkimin e pallatit në Vlorë, hetohet pista e defektit ose zjarrvënies së qëllimshme

Mar 26, 2015 | 7:11
SHPËRNDAJE

VLORE/ Tre automjete te parkuara prane njera-tjetres janë shkrumbuar nga nje zjarr shkaqet e te cilit ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur ne parkimin e një pallati në zonen e Skelës në Vlorë.

Komisariati i Policise se Vlores

Sipas te dhenave te policise bëhet fjalë për një Benz C-Class 220 me targa AA 989 JX, një Opel fuoristradë me targa AA189 ID dhe një Benz A- Class me targa AA 358 EZ në pronësi të shtetasve B. B, G. A dhe L. K.

Hetimet epara jane perqendruar ne pisten e nje zjarrevenieje te qellimshme tek ndonjera prej makinave, dhe afersia mes tyre ka bere qe flaket te perhapen e ato te shkrumbohen te treja. Hetimi nuk perjashton as pisten e nje defekti ne ndonje nga mjetet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura