Digjen gjatë natës dy automjete! Makinat ishin në pronësi të…Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Apr 19, 2021 | 7:37
SHPËRNDAJE

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se automjetet  Land Rover dhe Volsvagen janë në pronësi të shtetasit Kujtim Kasnaci, pronar i një pikë shumicë.

Mësohet se mjetet ishin të parkuara poshtë një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Nga këqyrja e kamerave të shtëpisë së pronarit të automjeteve shihen dy persona me kapele që i spërkasin mjetet me benzine dhe me pas të dyja përfshihen nga flaket.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura