“Diferenca këtë sezon, kemi bërë më pak gabime”, De Bryjne pranon presionin e finales historike: Po nuk fituam, do jemi dështakë

May 29, 2021 | 9:43
SHPËRNDAJE

Një Champions historik për Sitin, por i tillë edhe për një kampion të kësaj skuadre. Kevin de Bryjne, i pranishëm në konferencën për shtyp të “Qytetarëve” përpara finales me Çelsin sot në orën 21:00, e di mirë se fati i Mançesterit do të diktohet nga rezultati i finales.

kevin de bryjne

Për 3 lojtarë të Sitit, luajtja e finales në Portugali është si një ndeshje në shtëpi…

Lojtarët portugezë janë të rëndësishëm si çdo lojtar tjetër. Kam luajtur me Bernarndon për 4 vite, kemi fituar shumë bashkë. Diaz ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm këtë sezon. Kanselo pas disa problemeve vitin e shkuar, ka qenë shumë mirë këtë vit.

Mendoni se me Champions-in do të keni më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”?

Të jesh pjesë e këtyre çmimeve individuale duhet të fitosh trofe. Në fund janë njerëzit e tjerë që vendosin. Unë jam i kënaqur me atë që jam si lojtar dhe si njeri.

de bryjne

Cila ka qenë diferenca për Sitin këtë sezon që arriti deri në finale dhe nuk e ka bërë në vite të mëpërparshme?

Kur kemi qenë në momente të vështira kundër Gladbahut dhe Dortmundit dhe PSG-së, nuk kemi pësuar gol si në vitet e fundit. Mendoj se diferenca kanë qenë këto momentet e vogla. Kemi bërë më pak gabime.

E ndieni presionin e të qenit favoritë?

Të luash në skenën më të madhe të futbollit është privilegj. Të gjithë e dinë presionin, por ne duhet ta marrim me buzëqeshje. Jemi finalistë dhe duam të fitojmë. Nëse fiton je hero, nëse humbet je dështak.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/