Diferenca e frikshme, Nejmar paguhet dyfishin e lojtarit më të shtrenjtë

Mar 25, 2020 | 16:31
SHPËRNDAJE

Kilië Mbape (21 vjeç) është konsideruar lojtari më i shtrenjtë në botë. Përpara se të përhapej pandemia e koronavirusit, sulmuesi francez kushtonte 200 milionë euro.
Ai ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 dhe ky është një problem i madh për PSG-në, e cila duhet t’ia rinovojë patjetër sepse rrezikon ta humbasë. Por a e dini që lojtari më i shtrenjtë në botë paguhet sa gjysma e Nejmarit?

nejmar

“France Football” ka publikuar në artikull në lidhje me pagat e futbollistëve dhe rezulton se Nejmar paguhet 48,9 milionë euro. Kilië përfiton “vetëm” 21.2 milionë euro. Një distancë e madhe, e cila është burim tensioni dhe mosmarrëveshjes në klubin francez.

nejmar

Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së ka disa muaj që po përpiqet që t’i përmirësojë kontratën dhe presidenti Naser Al Khelaifi është i gatshëm që t’i plotësojë çdo dëshirë Mbapesë që të rinovojë kontratën. Por me rregullat e “Fair Play”-t financiar do të jetë e vështirë që të dy sulmuesit të kenë të njëjtën pagë vjetore.

Mbape shihet si një nga lojtarët që do të “pushtojë” botën dhe Nejmar pritet të largohet te Barcelona për 150 milionë euro. Kjo gjë mund të ndihmojë PSG-në që ta shndërrojë Mbapenë në lojtarin më të shtrenjtë të botës./  PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura