Dieta mesdhetare mik i kockave dhe muskujve të grave në menopauz

Mar 26, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Përveç parandalimit të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, dieta mesdhetare është një shpëtim për gratë në menopauzë.

Ajo ndikon konkretisht në forcimin e muskujve dhe kockave dhe është një strategji e dobishme jo mjekësore për parandalimin e osteoporozës dhe frakturave. Këto janë përfundimet e një studimi të prezantuar në 110 vjetorin e shoqërisë endokrine në Çikago. Ku konsiston dieta mesdhetare?!

auto_13dieta1507882450

Shumë fruta dhe perime, drithëra, vaj ulliri dhe farëra, konsum i moderuar i peshkut, pak produkte të qumështit dhe mish të kuq, pirja e rregullt dhe e moderuar e verës së kuqe. Këto janë “gurët e lojës” të dietës më të famshme në botë dhe më të dashur nga mjekët.

Pak studime kanë dëshmuar se pas menopauzës, për shkak të rënies së estrogjenit, zvogëlohet sasia e muskujve dhe kockat dobësohen duke rritur rrezikun e frakturave dhe ulur cilësinë e jetës. Dieta mesdhetare mund të nxisë ruajtjen e kockave dhe muskujve në sajë të efektit mbrojtës të substancave antioksiduese dhe antiinflamatore, me të cilat është e pasur.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura