Dieta më popullore, ja mënyra më e shpejtë dhe efektive për të rënë në peshë

Oct 22, 2018 | 20:45
SHPËRNDAJE

Një nga dieta më popullore që qarkullon prej kohësh online është ajo japoneze, përpiluar nga Hitoshi Ëatanabe ! The Morning Banana Regimen, është një ndër regjimet mëngjesor më të famshmë krijuar nga dietologu Watanabe. etwrw
Një nga arsyet pse kjo dietë, nëse mund të quhet e tillë është shumë e njohur është se është shumë e thjeshtë dhe siguron rezultate të shkëlqyera. Rregulli kryesor i dietës është të konsumoni banane në mëngjes, pastaj të pini shumë ujë në temperaturën e dhomës gjatë gjithë ditës. Por a mund të jetë efektive diçka kaq e thjeshtë? Çuditërisht po! Kur zbuloi se dieta është shumë e efektshme, ai filloi t’i rekomandonte njerëzit që ta provonin, dhe tek të gjithë rezultoi e suksesshme
1. Vakti i mëngjesit duhet të përfshijë një banane dhe shumë ujë. Ju nuk duhet të hani asgjë tjetër para drekës. Bananet janë të pasura me amidon dhe promovojnë humbjen e peshës. Për më tepër ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë se ushqimet apo frutat e tjera.
Sipas dietologut është shumë e rëndësishme që në përgjithësi të ndiqet rregulli i dietave 80/20: Hani 80% të ushqimit dhe lini 20% në pjatën tuaj.
2. Pini shumë ujë të ngrohtë pasi kjo do të nxisë metabolizmin tuaj. Mos pini qumësht ose alkool.
3. Darka juaj nuk duhet të kosnumohet më vonë se ora 8:00 i mbrëmjes
4. Shkoni në shtrat para orës 12.00, pasi mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të shtoni peshë.
5. Mund të hani çdo gjë që dëshironi për drekë dhe darkë, por ushqimet tuaja duhet të jenë vetëm fruta.
Nëse ndiqni këto këshilla, do të ndiheni më energjik, do të rregulloni nivelet e sheqerit në gjak, do të përmirësoni metabolizmin tuaj dhe do të bini më shpejtë nga pesha./Living

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura