Dieta e Jennifer Lopez, ja çfarë konsumon ajo çdo ditë, për të qenë kaq në formë

Jul 20, 2020 | 13:52
SHPËRNDAJE

Këngëtarja dhe balerina, e cila është gati 51 vjeç, ka një trup të tonifikuar dhe perfekt. Ky si rezultat i një trajnimi intensiv dhe të vazhdueshëm por edhe i një diete të mirë-organizuar dhe të shëndetshme

Format e mahnitshme fizike të Jennifer Lopez janë rezultat jo vetëm i nënës natyrë, por edhe i një stërvitjeje të madhe dhe mbi të gjitha e një diete të kontrolluar. Gjithashtu nuk mungojnë edhe momentet kur ajo kënaqet me ndonjë drekë me bazë vezët e skuqura, pancakes dhe proshutë.

Dëshiron të provosh veten dhe të kuptosh nëse mund të mbash të njëjtin regjim ushqimor si ajo, për një periudhë të gjatë? Ja çfarë konsumon ajo nga mëngjesi deri në darkë.

Mëngjesi

Shumë e ngjashme me dietën e ndjekur nga Meghan Markle, Jennifer Lopez preferon një smoothie të pasur me proteina ose bollgur, për mëngjes. Smoothie i saj ideal për mëngjes është i përbërë nga luleshtrydhe, boronica, kos grek, kanellë, mjaltë dhe pluhur proteine, për t’i mbajtur muskujt efikas.

Gjithashtu ajo është një fanse e madhe e gotës klasike të ujit me limon për të filluar ditën dhe vazhdon të qëndrojë e hidratuar duke pirë një minimum prej shtatë gotash uji çdo ditë. Ajo nuk zgjedh asnjëherë kafe për tu zgjuar në mëngjes.

Dreka

Sipas trajnerit të saj personal, Tracy Anderson, Jennifer Lopez  mban një dietë strikte. “Ju duhet të hani shumë pastër sepse keni nevojë për ushqim të shëndetshëm për të gjitha aktivitetet që bëni gjatë ditës,” shkroi ai në faqen e tij të internetit.

“Çdo ushqim është organik dhe menyja është shumë e mirë-studiuar: është e pasur me proteina me cilësi të lartë dhe shumë ushqime ushqyese dhe të freskëta. Ka shumë sallata që J-Lo  pëlqen t’i shijojë, shpesh së bashku me të dashurin e saj Alex Rodriguez. Përbërësit e preferuar për sallatat e saj shumëngjyrëshe janë lakra, farat e kungujve të thekur, djathi i thërrmuar, të gjitha të marinuara me pak vaj ulliri.

Pasi lindi dy fëmijët e saj, Max dhe Emme, J-Lo ndoqi një dietë vegane për të humbur peshë. “Pas shtatzënisë, e gjeta veten me tetë deri në dhjetë kilogram shumë”, është shprehur J-Lo.

Pas dietës vegane, Lopez shtoi gradualisht gjoksin e pulës, mishin e viçit, salmonin dhe peshkun, për të rritur marrjen e proteinave.

Darka

Ushqimi i shëndetshëm vazhdon gjithashtu edhe në vaktin e darkës, ajo gatuan vetë dhe përqendrohet më shumë në një meny vegjetariane, të cilën e pëlqejnë shumë edhe fëmijët e saj.

“Më pëlqen shumë të gatuaj ushqim Porto Rican, sepse me këtë lloj ushqimi jam rritur”, – u shpreh ajo.

/Revista Psikologji

 

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura