Dieta, çaji i ftohtë djeg më shumë kalori se çaji i nxehtë

May 10, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Duke konsumuar çaj të ftohtë humbni më shumë kalori sesa me çaj të nxehtë. Në këtë përfundim arritën hulumtuesit në Universitetin e Fribourg-ut, të cilët u përpoqën të kuptonin se cila ishte temperatura perfekte për më shumë efekte në humbjen e peshës.

Studiuesit zviceranë sollën në vëmendje çajin Yerba Mate, shumë popullore në Amerikë dhe i pasur me kafeinë. Pjesëmarrësit në studim konsumonin 500 mililitra në ditë pa sheqer në ditë, në 3 dhe 55 gradë temperaturë.6c677d39-c2e0-4a06-b3f7-a436a2402aaf-640-360-0

Rreth një orë e gjysmë pas konsumit të tij, studiuesit matën disa tregues, përfshirë: presionin e gjakut, punën e zemrës, rrjedhën e gjakut që pompon zemra, konsumin e oksigjenit dhe oksidimin e yndyrave. Këto u krahasuan më pas me të njëjtat variabla të matura përpara konsumimit të çajit.

Në sajë të krahasimit u arrit në rezultatin se shpenzimi i energjisë është rreth 2 herë më i lartë gjatë konsumimit të çajit të ftohtë, i cili ka 8.3% yndyrë, krahasuar me çajin e ngrohtë i cili ka 3.7% yndyrë. Përveç kësaj, çaji i ftohtë nxit oksidimin e yndyrës dhe zvogëlon ngarkesën metabolike të zemrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura