Diellza Kolgeci: Pushimet e mia zgjasin dy muaj

Oct 7, 2015 | 11:32
SHPËRNDAJE

12032095_10156114089215615_995963831630252090_n

Ajo njihet si një nga femrat më seksi që ka ekrani kosovar. Diellza Kolgeci po bën pushime në bregdetin turk, ndërsa në Facebook ka postuar edhe foto nga pushimet ku duket mjaft në formë. Në një bisedë të shkurtër për suplementin tonë, ajo tregon mbi pushimet që sipas saj zgjasin dy muaj: ‘’Pushimet e mia zgjasin nga dy muaj, sepse i kam nisur që nga muaji maj. Punoj gjatë pranverës, vjeshtës e dimrit, ndërsa verën ia fali vetes, e meritoj.

Pushimet si çdoherë i bëj pushime tamam, tash jam në Bodrum. Nuk kam dëshirë të flas për çmime, madje edhe kur më pyesin për veshjet, më duket shumë banale kjo gjë. Çdo njeri apo familje kur shkon në pushime, bën plane për të shpenzuar dhe është e kuptueshme, por unë pushimet i kaloj duke shëtitur nëpër vende që nuk i kam parë, duke notuar e duke u argëtuar me sporte uji e jo duke bërë shopping si shumë femra’’, shton në fund Kolgeci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura