Diedoni: Familjarët e mi e pritën shumë ngrohtë Albën

Jun 21, 2015 | 14:02
SHPËRNDAJE


Si ishte takimi i Albës me familjarët e tu?

Takimi i Albës me familjen time ishte shumë i ngrohtë, si të takonte familjen e saj. Ata e njohin tashmë dhe nuk kishte asnjë siklet mes tyre.
Me të vërtetë po bëni plane për fejesë dhe si do të vazhdojë lidhja juaj në distancë?
Planet që kemi bërë përfshijnë të qenët bashkë, me çdo kusht dhe duke përballuar çdo gjë, sidomos largësinë. Kur duhesh, e gjen gjithmonë një mënyrë për të qenë bashkë.
Keni bërë plane për verën, do arratiseni diku?
Planet tona janë që të jemi bashkë, pavarësisht ku dhe si. Për pushimet ende nuk kemi vendosur për vendin, por sigurisht që do i kalojmë bashkë.
Jeni tipa që e përjetoni fort dashurinë, ju tremb kjo gjë?
Kushdo që ndien, lëndohet. Nëse dashuron dikë, e përjeton shpirtërisht dhe thellësisht, siç po e përjetojme ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura