Dibër, plagoset gjimnazisti që kultivonte hashash

Dec 18, 2015 | 15:46
SHPËRNDAJE

Një gjimnazist në Gurrë e Madhe të Dibrës, është plagosur pasi teksa është munduar t’i ikte policisë, është qëlluar nga policia.

polici hashash
Sipas burimeve paraprake, mësohet se këtë të premte, kanë shkuar Antidroga e Dibrës dhe efektivë të policisë së Burrelit, në shtëpinë e gjimnazistit për të bërë një kontroll pasi dyshohet se ai kultivonte hashash.

Por ai është përpjekur të iki dhe në këtë moment policia ka shtënë. Plumbat kanë zënë të riun Selman Kurti, i cili është plagosur lehtë nga disa shpërndarës hashashi dhe tani ndodhet në spitalin e Burrelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura