Diana Avdiu, një princeshë që gjallëron Kalanë e Gjirokastrës

Mar 26, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE


Vetëm pak ditë më parë ajo ka marrë valixhet për të udhëtuar së bashku me një staf professional, duke filluar nga fotografi Artan Korenica e deri te grimierët më të mirë të Kosovës, Arta & Nagipi. E kemi fjalën për një nga vajzat më të bukura të Kosovës, e cila megjithëse mban titullin e “Miss Kosovës”, prej tri vitesh ajo vazhdon të jetë imazh shumë i kërkuar. Këtë herë Diana Avdiu ka hijeshuar Kalanë e bukur të Gjirokastrës, duke realizuar disa foto artistike në këtë vend, me fustanet e stilistes Vjollca Llapashtica, e njohur jo vetëm në Kosovë, por fama e saj ka shkruar deri në Amerikë. Vjollca ka zgjedhur bukuroshen Avdiu për të qenë imazh i krijimeve të saj unike. Bukuria e saj, por edhe veshjet e Dianës kanë rënë në sy të vizitorëve të rastit në këtë Kala, ku ajo i përngjan një princeshe që e ka rigjallëruar atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura