Dialogu Shqipëri-Greqi, Lubonja: Ja çështjet që duhet të kenë prioritet. Shqipëria merr si triumf…

Jan 23, 2018 | 21:33
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News 24” ka komentuar takimet e njëpasnjëshme mes dy delegacioneve, shqiptare dhe greke.

Ai tha se situata është e ndërlikuar dhe se si më e emergjentet për tu zgjidhur Lubonja rendit marrëveshjen për detin.

lubonja

Po ashtu Lubonja tha se si triumf Shqipëria mund të ‘marrë’ ligjin e luftës nga këto diskutime.

“Do të ketë ndonjë përparim në atë kuptomini e normalizimit të situatës e cila vitet e fundit ka qenë e acaruar. Politika ka frikë nga nacionalizmi dhe në një farë mënyre ka edhe një lloj mungesë transparence se çfarë u diskutua në këto takime.

Në Shqipëri shumëçka që ishte arkoduar nga qeveria Berisha u kontestuan nga PS dhe tani ata kanë frikë se mos bien në të njëjtën situatë. Pra është një situatë e ndërlikuar”, tha Lubonja.

“Greqia ka çështjen e detit më tepër problem dhe ka disa ankesa për minoritetin. Çështja tjetër që ka Greqia për këtë çështjen e varrezave, ku ka mungesë transparencë. Pala shqiptare ka më tepër problem çështjen e luftës dhe ligji ka mbetur si një relikë dhe mendohet se do hiqet tani.

Çështja më kryesore është çështja e detit dhe për këtë mund të zgjidhet me anë të ekspertëve të paanshëm. Për çështjen e varreve ka paqartësi por kjo nuk mendoj se është problem. Edhe çështja e çamëve instrumentalizohet politikisht. Çështja çame duhet të trajtohet me gjakftohtësi. Unë mendoj se çështjet mesa vendeve mund të zgjidhen me një lloj arbitri ndërkombëtar,” deklaroi Lubonja.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura