“Dialogu me Prishtinën të jetë sa më i shpeshtë të jetë e mundur”- Vuçiç kërkon bisedime me Kurtin: Të krijojmë mirëbesim! Mos të futemi në situata si para 1 muaji

Nov 24, 2021 | 12:47
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, përmes një konference për media ka kërkuar vijimin e bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se kërkon që dialogu me Kosovën të jetë sa shpejtë dhe sa më shpesh që të jetë e mundur.

“Serbia kërkon bisedime me Prishtinën sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe sa më shpesh që të jetë e mundur.

Ne besojmë se çdo bisedë është lehtësuese, dhe është e rëndësishme të flasim për të gjitha çështjet, veçanërisht Asociacionin dhe energjinë, por të flasim dhe të provojmë të krijojmë pak mirëbesim mes nesh deh të mos futemi në situata ku ishim vetëm pak para një muaji”, ka thënë Vuçiq,

Vuçiç thekson më tej se një kërkesë të tillë ia ka bërë si kërkesë zyrtare dhe emisarit sllovakut për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiq në fund ka thënë se “Beogradi është kurdoherë gati të bisedojë dhe se nuk e pranon tezën se është fajtor për ndonjë gjë lidhur me ndërprerjen e dialogut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura