Dialogu me kode Berisha- Doshi para publikimit të videos. Toma zbardh bisedën me ish- kryeministrin në seancë: Mos e mbro prapë atë person se e ke mbrojtur njëherë. Më tha ‘jo’

Mar 10, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Pak javë përpara se deputeti Tom Doshi të akuzonte kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta se ka paguar njerëz për të vrarë atë dhe Mhill Fufin, mes tij dhe Sali Berishës është zhvilluar një dialog me kode në Kuvend.

Sali Berisha dhe Tom Doshi

Gjatë një fjalimi të ish kryeministrit për gjendjen e rendit ai i drejtohet Doshit me fjalët “Ti e di shumë mirë që vendimin e merr krimi. E provuan, desh të…”

Ndërsa deputeti Doshi i’u kthye duke i thënë “Nuk ma mbyll gojën njeri mua. Je i zoti ti? Do bashkëpunosh?!.”

Sali Berisha: Atëherë çfarë ishte tritoli në zarf? Tritoli në zarf ishte pikërisht për t’i thënë se guxuat të na prekni aty ku na kishit dhënë garanci. Në fakt, ata i preku Prokuroria e Krimeve të Rënda, sepse Policia i kishte në patronazh të plotë. E dyta, ishte mesazh për të thënë se mirë ne na arrestuat, por janë nja 13 të paarrestuar, ndaj mos guxoni t’i prekni…
Tom Doshi: Edhe këtë e bënë gjermanët, s’bëri gjë Prokuroria!
Sali Berisha: Pra, çfarë u ndodhi me Vilunin? Këtu, në këtë sallë, i jam drejtuar këtij që nuk dua t’i drejtohem, por prapë është ministër, dhe unë s’mund të them kurrë që krimi të godasë një ministër, por mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër. Bandat një fytyrë kanë. Bandat një destinacion duhet të kenë. Ai është ligji. Por ju u tregoni ligjin qytetarëve të thjeshtë dhe mirë bëni, s’jam kundër, por që arrestoni pa motiv dhe që keni arrestuar apo ndaluar 38.000 qytetarë. Nuk e besojnë njerëzit, por është statistikë e Policisë kjo që them unë, jo e imja.
Saimir Tahiri: Je mashtrues, po mashtron…
Sali Berisha: Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri.
Sali Berisha-Tom Doshit: Ti e di shumë mirë që vendimin e merr krimi. E provuan, desh të… E ka marrë vesh gjithë Tirana, se e mohon ti është tjetër gjë… Si e mbylle gojën kështu për këtë (Saimir Tahirin) ti? Nga ultimatumi i Shullazit e mbylle gojën, këtë e dinë të gjithë.
Tom Doshi: Nuk ma mbyll gojën njeri mua.
Sali Berisha: Lëri ato! Dakord, dakord.
Tom Doshi: Je i zoti ti? Do bashkëpunosh?!…
Sali Berisha:Po shkojmë drejt një gremine të paimagjinueshme si shoqëri. Ndihem jashtëzakonisht jo mirë kur çdo ditë partnerë të huaj më thonë: “Si është e mundur?!” “Çfarë ndodh?!” Këto janë realitete. Shkoni arrestoni bandat. Ju bëni luftë me njëri- tjetrin. Arrestoni për të dytën herë Shpëtim Gjikën. Pse kujtoni ju se më dhimbset mua Shpëtim Gjika? Kurrë s’më dhimbset, por ka një rregull. Ti e arrestove, i rendite të gjitha akuzat. Ore tjetrit mund t’i hapësh dhjetë çështje, nuk jam kundër, por mos përsërit të njëjtën praktikë të shëmtuar dhe shkon pastaj ta arrestosh. Absolutisht luftë brenda jush është…

*** 

Tom Doshi: Biseda me Berishën në Parlament

Tom Doshi ka folur për bisedën me Sali Berishën edhe në intervistën e fundit të dhënë të enjten në Top Channel. Ai tha se pas replikave me ish kryeministrin nga foltorja, i shkoi ne vendin ku ai ishte ulur dhe kishin biseduar per pak momente. 
Ju të enjten e kaluar keni dhënë edhe një shoë të vogël duke takuar publikisht Sali Berishën dhe gjithashtu flitet se një natë më parë jeni takuar privatisht me të, është e vërtetë? 
Jo, s’është e vërtetë. Berisha doli në foltore, ku tha që mua kanë dashur të më vrasin. Tha që ma kanë mbyllur gojën, ta ka mbyllur Shullazi. Unë nuk e njoh se kush është Shullazi, e kam ndjerë vetëm në media. Por nuk më ndodh që dikush të më marrë në telefon dhe të më bëjë presion. Pas kësaj i shkova Berishës tek vendi ku rrinte në Parlament dhe i thashë, ti doktor e di që nuk është Shullazi. E di, e di më tha.
Po nga e dinte Berisha? Ia kishit thënë ju? 
Po ku e takova unë që t’ia them. Berisha e ka marrë vesh se ka informacion më shumë sesa Rama se çfarë bëjnë ministrat. I thashë, dëgjo s’ka ardhur koha akoma për të folur, se ti e di që unë nuk kam frikë. Kur të vijë koha të flas, mos e merr në mbrojtje atë person se e ke marrë një herë. Jo më tha, nuk do e marr. Kjo histori ka nja 3 javë dhe kisha paralajmëruar që një ditë do të plasë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura