Dialogu Kosovë-Serbi për territoret, nga tetori përfshihet dhe SHBA

Sep 23, 2018 | 9:06
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin në mes të Beogradit e Prishtinës në negociatat për marrëveshje.

Siç shkruan sot gazeta e Beogradit “danas”, kjo përfshirje do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë” në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.

auto_auto-thacivucic-800x4501536356323_1537648990-48348481537651602

Siç kanë thënë burime të kësaj gazete, SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet.

“Qëllimi i SHBA-së është që me zhvillimin e shuttle diplomacisë t’i afrojë qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm. Pritet që deri më atëherë kryetari serb Vuçiqi dhe ai kosovar Thaçi do t’ia dalin ta arrijnë përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe që në opinionin e të dy vendeve të krijohet klima për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”, kanë thënë diplomatë të cilët “danas” nuk i identifikon. /Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura