Dialogu/ Basha i vendos kushtin, Rama e pranon: Eja flasim për qeverinë teknike

Apr 7, 2017 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha ditën e sotme në “Opinion” se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kryeministrit Rama për dialog vetëm me një kusht: nëse flitet për qeveri teknike.

Mirëpo, në studion tjetër, atë të Ylli Rakipit në “News24”, Rama tha se ka dy ditë që “i lutet” Bashës që të vijë të dialogojë.

“Kam dy ditë që i lutem të vijë të dialogojë, ose i shkojë unë. Për çfarë të dojë ai mund të flasim. Do të flasim për qeveri teknike? Hajde flasim”, tha Rama te emisioni i Rakipit.

Pas kësaj deklarate pritet vetëm përgjigja tjetër e Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura