Dhurimi i ‘Vollgës’ te Shullazi, flet një nga gjyqtarët që po heton Prokuroria

Apr 23, 2016 | 8:12
SHPËRNDAJE

Pasi Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim për tre gjyqtarët e Durrësit, të cilët dyshohet se kanë “shpërdoruar detyrën” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”, flet njëri nga gjyqtarët e akuzuar, Vladimir Skënderi. (lexo këtu më shumë mbi lajmin)

Në një intervistë për “News 24”, gjyqtari Skënderi ka thënë se vendimi i dhënë nga trupa gjyqësore në vitin 2013 është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe prova.

“Jam shumë krenar për këtë vendim dhe jam i bindur se kemi shumë të drejtë bashkë me kolegët kemi vendosur drejtësinë” tha Skënderi.

Shullazi-Vollga1

“Çfarë ka bërë trupi gjykues? Kemi korrigjuar një vendim të zyrës së regjistrimit të pasurive, ZVRPP, që kishte çregjistruar pronën e shoqërisë arabe, pa qenë e thirrur kjo kompani në gjyq. Ishte në kundërshtim të hapur me ligjet tona”.

Sipas gjyqytarit, lajmin se është në hetim e ka mësuar nga mediat. “S’jam thirrur as nga prokuroria as nga gjykata”, tha ai.

Sa i takon dhurimit që i është bërë kësaj prone Emiljano Shullazit, gjyqtari tha se kjo ka ndodhur një vit pasi treshja e gjyqtarëve kishte dhënë vendimin.

gjyqtari vladimir

“Vendimi u dha më 18.2.2013, kam dëgjuar në media se shoqëria arabe ia paska dhuruar pronën Shullazit në 2014, pra në 2013 që është dhënë vendimi s’ka pas asnjë lidhje me pronën Shullazi. Kjo pronë …më pas s’e di cfarë ka ndodhur dhe është regjstruar në emër të tjetër kujt pa qenë shoqëria arabe dhe këtë kemi rregulluar.

Emri i Emiljano Shullazit…bëhet për të shrytëzuar momentin politik po ky është një konflikt i pastër civil dhe s’ka lidhje me politikën”, tha gjyqtari.


Gjyqtari flet per vollgen dhe shullazin by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura