“Dhuratë” për titullin, zbulohen 2 bomberat që po ndjek Interi në merkato

Mar 22, 2021 | 19:29
SHPËRNDAJE

Pas një viti të karakterizuar nga dëmtimet dhe COVID-i, Serxho Aguero është përpjekur të ringrihet për vitet e fundit të karrierës së tij. Pavarësisht se në moshën 32 vjeç, në fakt, “Kun” nuk ka synimin më të vogël për të varur këpucët në gozhdë dhe pavarësisht se qëndrimi i tij te Mançester Siti duket i vështirë (kontrata i skadon më 30 qershor të këtij viti dhe nuk ka pasur ende diskutime konkrete për rinovimin), argjentinasi po mendon ende një të ardhme në Premier Ligë.

AGUERO

Për të janë interesuar Barcelona dhe PSG-ja që për momentin kanë avancuar vetëm me disa interesime, pëlqime që nisin edhe nga Italia. Megjithatë, e përditshmja britanike “The Sun” ka rikujtuar që në gjurmët e tij mbetet edhe Interi, që po monitoron situatën në kërkim të një sulmuesi me më shumë përvojë se Andrea Pinamonti, i cili mund të largohet në një klub tjetër për të fituar pjekuri.

EDHE KAVANI – Së bashku me Agueron, klubi zikaltër ndjek me kujdes edhe situatën e një tjetër “veterani”: Edinson Kavani, gjithmonë për të plotësuar vendin e sulmuesit të katërt. Uruguaiani ka luajtur sezonin e tij të parë te Mançester Junajtid mes ulje-ngritjeve të detyruara edhe dëmtimeve dhe nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij.

EDI KAVANI

Ishte përfolur lidhur me një transferim të mundshëm te Boka Xhuniors në verë, megjithatë Ole Gunar Solskjaer, trajneri i “Djajve të Kuq”, disa javë më parë kishte folur për situatën e 34-vjeçarit duke shprehur lëvdata lidhur me momentin që po kalon lojtari. Edhe Kavanit i skadon kontrata në fund të qershorit. Nuk përjashtohet një qëndrim në “Old Trafford”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura