Dhuratë nga Serbia, Maqedonia e Veriut nis vaksinimin e mjekëve me dozat e Pfizer

Feb 18, 2021 | 10:34
SHPËRNDAJE

vaksina-1-780x470-1

Vaksinimi kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut nisi dje në spitalin për Sëmundje Infektive. Me vaksinat “Pfizer” u vaksinuan mjekja dhe infermierja kryesore në Klinikë, ndërsa më pas edhe të punësuarit në këtë institucion shëndetësor.

Për momentin plani është që vaksinimi të zhvillohet në Shkup, ndërsa të punësuarit në qendrat Covid në spitalet tjera, do të vaksinohen gjatë fundjavës ose në fillim të javës së ardhshme, shkruan Telegrafi në Maqedoni.

Deri më tani, 4,000 punëtorë shëndetësorë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët rreth 2,000 janë në Shkup, dhe të tjerët nga qytete të tjera. Për çdo punonjës shëndetësor që vaksinohet, menjëherë sigurohet doza e dytë për rivaksinim.

Imunizimi në spitalin modular kryhet me 4,680 nga 8,000 doza të planifikuara të vaksinave nga prodhuesi “Pfizer”, të cilat Maqedonia e Veriut i mori si donacion nga Serbia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura